fbpx

Kohë për kthyerje të medieve – lexuesve

Media

12.07.19

Прегледи
МК  SR

m-r Davor Marko

Në epokën e autoritarizmit, kontrollit politik mbi mediet, sundimit të algoritmeve në rrjetet sociale, në të cilat mbizotëron interesi personal dhe fitimi, kthimi i medies tek qytetarët dhe komunitetet është bërë prioritet.

Financimi i përmbajtjes cilësore mediatike, e cila është në interes të qytetarëve dhe të opinionit, paraqet një sfidë të madhe, si globale, ashtu edhe në hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Modeli i financimit i serviseve publike mediatike është joadekuat, ndërsa qytetarëve nuk u mundëson kontroll mbi cilësinë dhe përzgjedhjen e temave, ndërsa mekanizmat e ndryshëm të prodhimit të përmbajtjeve me karakter publik janë sjellë në grante shumë të kufizuara donatore, ose në mekanizmat e kontrollit shtetëror. Për shembull, në Kroaci, të themi, gjatë vitit 2015, në kohën e ministrit të HDZ-së të kulturës Zllatko Hasanbegoviq, ndodhi rrëzimi i modelit të financimit të medieve të hapësirës jo-fitimprurëse ndërsa në Serbi modeli i bashkë-financimit projektues me rëndësi publike u bë instrument me të cilin pushteti, posaçërisht në nivel lokal, të financojnë vetëm medie të përshtatshme.

Si një alternativë ndaj burimeve tradicionale të financimit të medieve (financim dhe reklamim publik), po shfaqen forma inovative që bazohen në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me publikun. Sipas raportit të institutit të Reuters-it për vitin 2019, reklamimi digjital edhe më tej do të mbetet burim kyç të financimit për mediet, por në vend tjetër gjenden forma të ndryshme të parapagimit. Për shumicën e profesionistëve të medies (52 përqind), format e ndryshme të online parapagimit do të jenë prioritet dhe një faktor që do të ndryshohet nga 'rregullat e lojës' (angl. ‘game changer’).

Lidhje me komunitetin

Në epokën e autoritarizmit, kontrollit politik mbi mediet, sundimit të algoritmeve në rrjetet sociale, në të cilat mbizotëron interesi personal dhe fitimi, kthimi i medies tek qytetarët dhe komunitetet është bërë prioritet. Një nga shembujt më të njohur botëror, Gardian ('The Guardian'), e ndryshoi politikën e vet afariste para katër vitesh dhe sot modeli i tij i donacionit është ideal për të gjithë mediet që e planifikojnë ndryshimin e logjikës së tyre të biznesit:

“Lexuesit duan një tekst që ushqen, jo për tu trashur me ushqimin e klikimeve të shpejta, ka thënë Ketrin Viner, redaktore e Guardian-it gjatë fjalës së saj në samitin e sivjetshëm të rrjetit Global të redaktorëve (GEN) në Athinë.

Në vetëm katër vjet, numri i donatorëve individualë të Gardian-it u rrit nga 12.000 në 650.000, u krijua një sistem i qëndrueshëm në të cilin vetëm 8 përqind të të ardhurave vjen nga reklamimi.

Biznesi në botën digjitale hap shumë mundësi për medien, ndërsa një nga prioritetet - siç u tha në samitin e përmendur në Athinë - Rrjeti i redaktorëve Global (’Global Editors Network’) - është lidhja e fortë dhe ndërveprimi i medieve me komunitetet e tyre.

Reflektimi për mediet si biznes nuk është në mospajtim me imperativin profesional të medies – të prodhojë përmbajtje cilësore dhe të rëndësishme dhe me atë kontribuojnë asaj të cilën e quajmë – interes publik.

Burim: track2realty.track2media.com

Prandaj edhe arrijmë deri te diçka që është në esencën e këtij reflektimi, ndërsa në mënyrë e quajmë gjenerik - grumbullimin e fondeve onllajn (angl. ’online fundraising’). Ky është një proces i përfitimit ose mbledhjes së fondeve me përdorimin e platformave dhe mjeteve të ndryshme në onllajn sferën. Ekzistojnë modele të ndryshme, ndërsa për mediet më i përshtatshëm është modeli i donacionit, modeli i anëtarësimit, abonimit dhe modeli i bazuar në financimin e grupeve (’crowdfunding’).

Modeli i donacioneve

Ky model nënkupton qasje të lirë dhe falas në të gjithë përmbajtjen dhe një thirrje konstante për lexuesit dhe vizitorët e faqes për të dhënë donacione. Donacionet mund të jenë të njëfishta dhe mund të përsëriten - në nivel mujor, tremujor, gjysmë-vjetor dhe vjetor. Në këtë model, lexuesit si kundër-vlerë nuk pranojnë asnjë lehtësim.

Shembulli më i njohur global i këtij modeli është Gardian-i britanik, i cili në thirrjen e tij thekson se mbështetja është vendimtare për gazetarinë e pavarur të cilën e promovon kjo gazetë:

Burim: The Guardian

Përvoja tregon se edhe gjatë implementimit të këtij modeli duhet të zhvillohen nivele të ndryshme të donacioneve dhe qartë të komunikohet rezultati siç është rasti me Gardian-in. Nëse ndodh kjo atëherë lista e donacioneve kombinohet me modelin e anëtarësimit.

Modeli i anëtarësimi (’membership’)

Ky është modeli më i popullarizuar dhe më i përshtatshëm për mediet i cili, në vend të përmbajtjes dhe shërbimeve, e shet misionin e vet. Kjo nënkupton që lexuesit të anëtarësohen në klubin tuaj, ndërsa në këmbim marrin një shpërblim, lehtësim ose mirënjohje.

Shpërblimet mund të jenë të ndryshme - qasje në një komunitet të mbyllur (për shembull, një grup në Facebook), qasje në përmbajtje edukative (trajnime), përmbajtje speciale (përmbajtje me cilësi më të lartë, bonusë, biblioteka dhe baza të të dhënave), ose ajo mund të jetë një njohje e thjeshtë për mbështetësit me donacione (publikimi i emrave të donatorëve në faqen e internetit, komunikim i drejtpërdrejtë midis autorëve dhe lexuesve, etj).

Para do kohësh në Serbi me këtë model filloi gazeta ditore “Danas”, e cila themeloi “Klubin e lexuesve” të vet dhe gjatë muajit të parë arriti në mbi 400 anëtarë, përmes përkrahjes së të cilëve në nivel mujor gazeta përfiton më tepër se katër paga mesatare mujore.

Donacionet te modeli i anëtarësimit më shpesh janë përsëritëse (mujore dhe vjetore), ndërsa në atë mënyrë ndërtohet raporti më afatgjatë midis medieve dhe lexuesve.

Portali investigativ holandez ’Follow the Money’, e inicioni modelin e anëtarësimit para disa vitesh, ndërsa tani 13.000 anëtarët e tyre i përkrahin financiarisht në përpjekjet për të prodhuar tekste cilësore. Redaktorët e portalit komunikojnë në mënyrë të rregullt me ata, ndërsa propozimet dhe komentet më të mira i publikojnë në faqen e parë.

Modeli i parapagimit (’subscription’)

Modeli i abonimit nënkupton aplikimin e një qasjeje të kufizuar në përmbajtjen e medies, pavarësisht nëse është pjesë e përmbajtjes ose e tërë përmbajtja në faqen e internetit. Ky është një model biznesi i pastër në të cilin lexuesit blejnë qasje në përmbajtje të caktuara ekskluzive përkatësisht paguajnë për shfrytëzimin e disa shërbimeve.

Teknikisht ky opsion është i njohur si ’murr për pagesë’ (’paywall’), ndërsa në varësi se cili model përdoret ai mund të jetë – ’i lirë’ (’freemium’) ku ekzistojnë përmbajtje që janë gjithmonë të lira, ndërsa ato ekskluzive paguhen, ’softwall’ e cila nënkupton qasje në një numër të kufizuar tekstesh gjatë një periudhe të caktuar kohore, ndërsa ’hardwall’ kërkon që lexuesit paraprakisht të abonohen dhe me atë fitojnë qasje në përmbajtjen e plotë. Shembuj të kësaj të fundit janë Ekonomist (’the Economist’) ose Netfliks (angl. ’Netflix’), ndërsa në Serbi variacione të modelit të abonimit kanë javoret NIN dhe Vreme.

Modeli i bazuar në financimin në grup (crowdfunding)

Ky model ka të bëjë me fushatat e kufizuara kohore me një qëllim të caktuar. Fushatat përafërsisht zgjasin midis një muaj e një muaj e gjysmë, ndërsa zbatohen në platformat e specializuara, qoftë në Serbi (Donacije.rs) ose globalisht (Indiegogo ose Kickstarter). Medie të caktuara, si portalit investigativ slloven Pod črto kanë në sajtet e tyre opsion të integruar për grumbullimin e mjeteve përmes kësaj mënyre.

Për shkak të natyrës së tyre, fushatat e financimit në grup nënkuptojnë se keni një nevojë konkrete dhe të matshme (për shembull, furnizimi me disa pajisje) dhe nuk mund të shërbejnë si një model për qëndrueshmëri më afatgjate.

Crowdfunding fushatat mund të jenë të llojit të donacionit ose të atij shpërblyes, përkatësisht donatorëve të vet mund tu dërgoni shpërblime (simbolike) në shenjë falënderimi, qoftë në formatin fizik ose në atë elektronik.

Shembuj në Serbi janë mediet Autonomija dhe Voice të cilat kanë fushata të veta në sajtin NDNV-a të specializuar për crowdfunding. Fushata e tyre nisi në prill të vitit 2019, ndërsa për vetëm d muaj janë grumbulluar fonde për tu financuar shpenzimet mujore të njërit nga tre portaleve të tyre. Më e suksesshmja fushatë në rajon, ka qenë ajo të cilën në vitin 2017 e filloi portali kroat Lupiga i cili nga komuniteti i vet arriti të grumbullojë mbi 40.000 dollarë, duke e përdorur Indegogo platformën dhe disa modalitete të tjera të pagesës dhe përkrahjes.

Konkluzion: Diversifikimi

E pamundur është të pritet se cili do qoftë nga modelet e theksuara të onllajn fandrejzimit do të bëhet burim dominues ose i vetëm i financimit të përmbajtjes cilësore mediatike dhe të vetë medieve. Ai gjithmonë do të jetë në kombinim me burimet e tjera të financimit – grantet, reklamimet, konkurset publike – do të jenë pjesë e pakos afariste. Pikërisht për këtë shkak gjithnjë e më tepër flitet për diversifikimin e të ardhurave, dhe jo për favorizimin favorizimin e vetëm një burimi të financimit, ndërsa medieve – qoftë në nivel global ashtu edhe në nivel lokal – gjithmonë e më tepër do ti kenë në fokus raportet intensive me komunitetet dhe klientët e tyre, si dhe mënyrat e përkrahjes që burojnë nga ato raporte.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.