Dubravka Valiq Nedeljkoviq
Nuk mund të thuhet se nënzharni i filmi tromantik të Krishtëlindjes bënë pjesë në nivelet e larta të kinematografisë botërore. Përkundrazi, është ky një serial festiv madje me aktorë të njëjtë, në role të ndryshme, të ndërlikimeve të ndryshme filmike, të cilat nga mbrëmja në mbrëmje bëjnë që të ndjeheni më të lumtur dhe më të disponueshëm, pak më shumë optimistë, por jo edhe purgativ.
Njohuria filmike, si pjesë e njohurisë mediale, sot është një nga temat më të rëndësishme gjatë punës me të rinjtë. Filmat që transmetohen në ekranin e madh kinematografikë, si dhe filma televizivë që bëhen një produkcion i vetvetes me të gjitha performancat gramatikore të televizionit, zënë një vend të rëndësishëm në shpenzimin e buxhetit të kohës së lirë, i përcaktuar për argëtim dhe “ikje” nga një përditshmëri pas-tranzicionit të ngarkuar me aq shumë vështirësi jetike, kështu që imazhet lëvizëse, nganjëherë, janë mënyra e vetme dhe më e lehtë për të arritur një "hapësire" në të cilën "jetohet" në një botë tjetër, më të durueshme. Në një botë ku gjithkush mund të jetë dikush tjetër të paktën gjatë 90 minutave të shfaqjes së filmit.
Programet e njohurive filmike, të cilët, përndryshe, si të parë vendosen në fokus kur bëhet fjalë për aftësimin e auditorit për dekonstruimin e mesazheve audiovizuale, po realizohen sot në të gjithë Ballkanin, edhe atë nga mosha parashkollore, pastaj për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, dhe deri tek audienca e përgjithshme e interesuar.
Ekspertët dhe studiuesit e mediave kanë vërejtur prej kohësh se janë më efikase mesazhet që dërgohen në mënyrë implicite, se sa përmes autputeve informative dhe edukative mediale. Kjo tregon nevojën dhe rëndësinë në rritje të mësuarit të dekonstruksionit të mesazheve filmike.
Gjatë këtyre ditëve festive, auditori televiziv është "përmbytur" me një nënzhanër të ri të filmave të Krishtëlindjes. Është fjala për një produksion voluminoz të "Krishtlindjes romantike të bardhë". Optimizmi dhe fryma e paqes, dashurisë, bashkëpunimit, bashkëjetesës, bollëkut të të gjitha llojeve, janë mesazhet që i dërgojnë këto filma, plot klishe dhe stereotipe, duke i bën ato një nënzhanër i ri. Qëllimi është që në kohën e festës më të madhe në ciklin e festave vjetore krishtere, të ndjehemi mesatarisht më pak "të mjerë" dhe të harrohen të gjitha vështirësitë e përditëshmërisë në të cilën disave festat u janë bërë ngarkesë më e madhe se kënaqësia.
Historia e pasur e filmit si një medium i një forme të re gjuhësore, zhvilluar gjatë shekujve 20 dhe 21, bazohet në gjuhën audio-vizuale me specifikat e gramatikës së gjuhës së filmit dhe strategjive të naracionit dietik, më saktë të përmbajtjes së tregimit të përkthyer në një naracion filmik të shënuar nga klishe të ndryshme, stereotipe, e ndonjëherë, për fat të keq, edhe nga paragjykimet ndaj një tjetri dhe të ndryshëm.
Zhanret filmike
Gjatë historisë së kinematografisë janë zhvilluar, në lidhje me përmbajtjen, zhanre të ndryshme. Filmat më produktiv dhe më të shikuar sipas HBO dhe filmat më të mirë të shekullit 21-të në bazë të përzgjedhjes të gazetarëve të gazetës autoritative angleze "The Guardian" mund të gjenden në HBO GO, si dhe në faqet e ndryshme të tjera që ofrojnë lista me "më të mirët ..." sipas zhanrit.
Sigurisht që oferta e filmave të nivelit të tretë, të mirë, më të mirë dhe shumë më të mirë është e panumërt. Disa vjet më parë, atyre iu bashkua edhe një nënzhanër i ri Filmi i Krishtëlindjes. Bëhet fjalë për romanca dashurie dhe melodramat e Krishtëlindjes me hepiendin e detyrueshëm, të krijuar vetëm disa vjet më parë.
Filmat e Krishtëlindjes: Një nënzhanër i ri i romancës dhe melodramës së Krishtëlindjes
Nga 1 Nëntori 2019, kanali kabllor i filmit DIVA, shumë më tepër sesa në vitet e kaluara, reklamon 70 melodrama të Krishtëlindjes dhe madje 24 premiera të këtij viti të produksionit televiziv të filmave në këtë fushë, të cilat i transmeton deri më 1 janar të vitit 2020. Atyre iu bashkuan kanalet kabllovike Fox dhe Pink Movies, por me një ofertë shumë më të dobët.
Megjithatë, duhet theksuar se filmat e Krishtlindjeve janë ofruar që nga fillimi i kinematografisë. Për shembull, sipas romanit të Dikensit (Dickens) "Scrooge or Marley's Ghost", është xhiruar në nëntor të vitit 1901. Kjo histori mësimtare, e cila na motivon të mendojmë për atë se çfarë kemi bërë në jetën tonë deri më tani dhe si sillemi me mundësinë optimiste që me "Mrrekullinë e Krishtëlindjeve", megjithatë në kohë ta ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj mjedisit, është ekranizuar shumë herë dhe është transponuar në kohë të ndryshme me personazhe të ndryshëm, por gjithmonë me të njëjtën histori për tre fantazmat (e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja) dhe me poentën. Ai është themeluesi i filmave të nënzhanrit të Krishtëlindjes, të cilët përqendrohen në rishikimin e pikëpamjeve të veta në kohën e festave të Krishtlindjes.
Nënzhanri tjetër filmik i Krishtlindjeve janë ato për vetë Baba Dimrin ose Christmas Bata ose Santa Clos kush si e quan një gjysh dashamirës, me natyrë të mirë, me flokë dhe mjekër të thinjur të gjatë që i plotëson dëshirat tona një herë në vit dhe sjell dhurata. Regjisorët merreshin me tema të ndryshme që nga, për shembull, seriali Baba Dimri i ikur, deri te bija e Baba Dimrit, Baba Dimri famëkeq, kërkimi i Baba Dimrit pa të cilin nuk ka Krishtëlindje, etj.
Kundrejt këtyre filmave, të cilët i mbushnin terminet е televizioneve kabllovike gjatë festave të Krishtëlindjes dhe Vitit të Ri deri disa vjet më parë, kurse tani pothuajse janë zhdukur nga ekrani, ato i ka zëvendësuar një nënzhanër i ri i romancës së Krishtëlindjeve. Në këtë nënzhanër të ri, Baba Dimri është një personazh i dorës së dytë, kurse në fokus janë persona të rinj, të cilët, për ndonjë arsye, i duan apo nuk i duan Krishtlindjet, dhe domosdo bien në dashuri gjatë 90 minutave të produksionit të përmbytur me klishe komplotesh, episoda individuale, personazhe, mënyra në të cilat aktrojnë personazhet kryesore dhe të dorës së dytë, vende të ngjarjes, "rekuizita" të detyrueshme.
Ndërlikimi
"Fryma e Krishtlindjes", festës më të lumtur krishtere, e sjell mesazhin "Lavdi Zotit në lartësi dhe paqe në tokë mes njerëzve". Gjatë festave të Krishtëlindjes, tradicionalisht, personat e përçarë pajtohen, kurse fryma kolektive dhe uniteti forcohen. Veçanërisht e rëndësishme është bamirësia, duke ndihmuar ata që janë "në nevojë", kurse këtë festë e shënojnë edhe "mrekullitë" (fjali e domosdoshme për në fund të secilit film është "Kjo është fryma e Krishtlindjeve" (That is a spirit of Christmas) siç janë takime të papritura, dashuri, kthimi i papritur i miqëve të humbur prej kohësh, të afërmit, simpatitë nga ditët e shkollës. Në Krishtlindje kthehen papritur baballarët nga udhëtimet e gjata, kryesisht nga ushtria nga ndonjë zonë e krizës, fëmijë pas një mungese të gjatë e gjejnë rrugën deri në shtëpi dhe një dashuri të re "përgjithmonë" (forever).
Burim: wbsu.ac.in
E gjithë kjo e mësipërme reflektohet në romancat filmike të Krishtlindjeve me përvojë detyrimisht traumatike të Krishtlindjeve nga rinia që nëpërmjet një historie filmike, sjellë një pamje të re të festës si ”mrekulli" e lumtur që i bashkon njerëzit. Shkaku i kësaj kthese është takimi me një person që i do shumë Krishtlindjet dhe bëhet objekt i simpatisë, kurse më pas edhe i entuziazmit të dashurisë pas shumë peripecive.
Shumë shpesh bëhet fjalë për humbjen e ndonjë hapësire të dashur për shkak të pronarëve të moshuar ose të ndjerë, ose falimentimit (për shembull të një dyqani të lodrave, apo pastiçeri, të një pansioni (bujtine) ku gjithmonë është festuar festa e Krishtëlidjes gjatë pushimeve të dimrit në një mënyrë specifike, romantike) dhe natyrisht përpjekjeve të gjithë komunitetit nën drejtimin e shkathët të heroinës kryesore, për të rivendosur shkëlqimin e vjetër. Shumë shpesh heroina në fund e merr përsipër hapësirën dhe vendos të mbetet në qytezën, megjithëse ka një karrierë të suksesshme në një megalopolis si Nju Jorku ose Bostoni dhe është duke pritur avancimin e paralajmruar të madh.
Episode individuale
Në të gjithë filmat në këtë nënzhanër janë të detyrueshme episodet si: blerja e një "peme të Krishtlindjes" me variablat "nuk dua një pemë", "po ta dhuroj një pemë si shprehje të simpatisë" dhe të ngjashme: ndezje të dritave në "pemën e Krishtiëlindjes" (më së shpeshti bëhet fjalë për pemën e madhe të Krishtlindjeve) në sheshin e një qyteze të vogël malore ose në shtëpi. Vendosja e një zane, ose një ylli, në majë, gjë që çdoherë e bën personazhi kryesor, ose heroina, si një nder i veçantë. Bërja e kekut me xhenxhefil dhe të shtëpizës me xhenxhefil, si dhe garimi për më të mirën. Pjekja e një gjeldeti me të gjitha variablat si djegia, vonesa e drekës sepse gjeldeti nuk është nxjerrë në kohë nga ngrirja, personazhi kryesor mashkullor e mëson personazhin femëror se si duhet të gatuhet gjeldeti sepse "ajo" kurrë nuk e ka bërë këtë, kurse "ai" është jashtëzakonisht i aftë në këtë dhe i pëlqen të gatuajë. Këndimi i këngave të Krishtëlindjes (koraleve). Përgatitja e kakaos / çokollatës së nxehtë, si një urë lidhëse për krijimin e një komunikimi "më të ngrohtë". Rrëshqitja jashtë, shenja e parë e afrimit. Një puthje nën imelen (veshtullë) dhe në atë çast fillon të bie dëborë, madje edhe kur është në pyetje Kalifornia, si një pasqyrim i materializuar i "mrekullisë së Krishtlindjes që i shndërron Krishtlindjet pa dëborë në një Krishtlindje të detyrueshme të bardhë“.
Vendi
Pothuajse në të gjitha filmat e këtij lloji, veprimi është vendosur në një qytezë të vogël romantike turistike të dimrit. Në disa filma, janë vërejtur të njëjtat pamjet e peizazheve nën dëborë, shpesh të mbuluara pas një stuhie dëbore, e cila i ndalon ata që janë vetëm duke kaluar tranzit të vazhdojnë aty ku janë drejtuar para Krishtlindjeve.
Personazhet
Personazhet kryesore femrore dhe mashkullore janë: beqar / beqare, të cilëve karriera u është gjithçka në jetë; ose një prind vetushqyes i divorcuar (ose nëna ose babai) të cilët kujdesen për fëmiun me një vëmendje më të madhe,por janë vetmuar dhe nuk e shohin rrugëdaljen. Vejan ose vejushe me fëmijë, në zi të thellë për partnerin e ndjerë. Të gjithë ata në fund me ndihmën e "Mrrekullisë së Krishtëlindjeve" do të takojnë shokun ose shoqen e shpirtit dhe do ta përfundojnë jetën e vetmuar me një puthje nën imellen (veshtullën).
Personazhet të dorës së dytë janë fëmijë të cilët duan që prindi i tyre vetushqyes të gjejë një partner të ri. Përvoja na ka mësuar që në jetën e vërtetë, fëmijët gjithmonë përpiqen ta parandalojnë atë.
Një person i moshuar qëllimmirë, ose persona që drejtojnë një bujtinë romantike të ndërtuar nga druri, ose një dyqan, ose gatuajnë xhenxhefilin më të mirë, ose përgatisin një shfaqje të Krishtëlindjes bazuar në romanin e Dikensit, dhe natyrisht i këshillojnë personazhet kryesore që të kënaqen me "frymen e Krishtlindjeve“.
Të gjithë personazhet në të gjitha situatat gjatë të gjithë filmit qeshen vazhdimisht. "Zgërdheshja" e buzëqeshjes është aq bindëse sa që në një kuptim bëhet "e mërzitshme", megjithëse qëllimi është që disponimi i gëzuar të dëshmojë për "shpirtin e mirë të Krishtlindjeve". („The spirit of Christmas“).
Rekuizite
Dhe së fundi, pa të cilën nuk është e mundur gjatë festave të Krishtlindjes?
„Pema e Krishtlindjeve“ („Christmas tree“) zbukuruar me bredh ose pishë. Pisha, në përgjithësi drurët halorë, në të gjitha kulturat e lashta është një simbol i jetëgjatësisë, pavdekësisë, forcës së jetës, kurse "pema" është një substancë, substancë universale. Në katolicizëm, pema është sinonim për kryqin, pema është gjithashtu edhe sinonim i dijes në disa kultura të lashta (J. Chevalier dhe A Gheerbrant Fjalori i simboleve (Riječnik simbola, Nakladni zavod Matice Hrvatske, 1983:58, 130).
Imela (Veshtulla) është një simbol i shërimit, si dhe i shëndetësisë, rilindjes fizike, pavdekësisë. Fjalori i simboleve (Riječnik simbola 1983:205). Duke patur në konsideratë simbolikën e imeles, është e qartë se në fund të çdo filmi "Romantik të Krishtëlindjeve", personazhet kryesore të mashkullit dhe femrës puthen nën imelen pas aq shumë pengesash nga anë të ndryshme.
Kometa të cilën në skenën e fundit çifti dashnor i lumtur e vëzhgojnë nëpër shtërngatën se si fluturon përtej qiellit sipas Fjalorit të Simboleve (1983: 268) paralajmron ngjarje të vështira që e kërcënojnë të gjithë komunitetin, por në Krishterizmin, Halea kometa e ka paralajmruar ngjarjen më të lumtur, lindjen e Jezu Krishtit. Pra, një fillim i ri, prandaj këtë para se gjithash do ta marrim si simbolikë të filmit.
Mjaltë nga e cila përgatiten xhenxhefilët e detyrueshëm, veçanërisht në kombinim me qumështin, e shënon "tokën e premtuar". Mjalti është edhe përbërësi thelbësor i pijës së pavdekësisë. Mjalti është, gjithashtu, edhe ushqimi shpirtëror i shenjtorëve dhe të urtëve. "Mjalti i njohjes u sjell lumturi njeriut dhe njerëzëve“. Fjalori i Simboleve (Riječnik simbola 1983: 395).
Përveç këtyre simboleve të lashta për të gjitha të mirat në filmat romantike të Krishtëlindjeve, janë të domosdoshme edhe sendet "simbole të kulturës së konsumimit", siç janë: topi i borës, xhemper qesharak me motive Krishtlindjesh, Baba Dimër, kurora në derën e përparme, qirinj, patina si dhe shtëpi plotësisht, tepër të zbukuruar deri në kiç, dhe të ndriçuar me drita shumëngjyrëshe.
Ëmbëlsia e ofertës
Nuk mund të thuhet se nënzhanri i filmit romantik të Krishtëlindjeve është në nivelet e larta të kinematografisë botërore. Përkundrazi, është një serial festiv i kohës së lirë madje me të njëjtët aktorë, në role të ndryshme, ndërlikimet e ndryshme filmike të krijuara sipas rregullave të përcaktuara në mënyrë rigoroze, të cilat nga mbrëmja në mbrëmje ju bëjnë të ndjeheni më të lumtur dhe më të disponueshëm, pak më shumë optimist, por jo edhe purgativ. Kjo nuk dëmton nga sharmi dhe dëshira e audiencës për t’ia kushtuar kohën e lirë.
Në ofertën për fundvitin: Viti i Ri - Krishtëlindjet, natyrisht, këto filma janë më simpatikë se shumica e zhanreve të tjerë të filmave, sepse në një farë mënyre implicite e ngjallin shpresën në "Mrekullinë e Krishtëlindjeve" që bën se mund të jetë edhe më mirë, edhe pse jeni të vetëdijshëm për çdo klishe dhe keni më pak "ëmbëlsi" në ofertën, pas shikimit të tretë, aq shumë e tepruar saqë bëhet e hidhur, kurse përditshmëria e juaj është shumë më e vështirë. Sidoqoftë, ju edhe më tej i shikoni me këmbëngulje dhe vazhdimisht.
Sidoqoftë, Gëzuar festat me një film romantik të Krishtëlindjeve! Kënaquni dhe kini kujdes nga mesazhet që ata i dërgojnë. Para së gjithash, ato mesazhe se për "dashurinë e vërtetë nuk është kurrë vonë”.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.